02:53 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Policia e Tiranës me dorë të hekurt ndaj drejtuesve të automjeteve, arrestohen 3 persona, vendosen 1056 masa administrative

12:50 | 10/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia e Tiranës me dorë të hekurt ndaj drejtuesve të automjeteve, arrestohen 3 persona, vendosen 1056 masa administrative

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën, për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues automejtesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejura, shkeljet e semaforit, etj.

Në këtë kuadër, gjatë 48 orëve të fundit, në zbatim të planit të masave nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës. 

Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Po gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1 056 masa administrative  për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto: 89 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit 54 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse 44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit 35 masa për shpejtësi tej normave të lejuara 28 masa për parakalim të gabuar 14 masa për shkelje të semaforit 12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat: 24 për shpejtësi tej normave të lejuara 21 për pije alkoolike 16 për shkelje të tjera. Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërrmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim.

 

 

Etiketa: 3 te arrestuardore e hekurtmasapoliciatirane
Pas

Zbardhet programi i qeverisë ‘Rama 2”, sektorët ku priten ndryshime

Para

Shkolla nis nesër, në Tiranë mësimi do bëhet me dy turne në dy gjimnaze dhe 33 nëntëvjeçare

Para
Shkolla nis nesër, në Tiranë mësimi do bëhet me dy turne në dy gjimnaze dhe 33 nëntëvjeçare

Shkolla nis nesër, në Tiranë mësimi do bëhet me dy turne në dy gjimnaze dhe 33 nëntëvjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.