Një ditë më parë parlamenti zgjodhi me 80 vota pro Gramoz Ruçin si kryetar të Kuvendit. Duke qenë se disa prej votave ishin edhe nga Partia Demokratike, plasi një debat i madh.
Disa eksponentë të PD-së deklaruan se zgjedhjet ishin manipuluar, ndërkohë që disa të tjerë mendonin se ishin shitur.
Dritan Kaba kujton mbrëmjen e 18 majit kur u realizua marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së Lulzim Basha. Kaba shprehet se “kur i shiti zgjedhjet kryetari, ku qëndron problemi më përfaqësuesit e tij të listës.”
Kujtojmë se një ditë më parë, Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me 80 vota pro. Nga rezultati i votimit, del se Ruçi ka siguruar edhe dy vota nga opozita.
Anastas Angjeli, kryetari i komisionit të votimit tha se morën pjesë 121 deputetë, ndërsa 19 deputetët e LSI , nuk morën pjesë. Sipas Angjelit, fletë të vlefshme ishin 120, dhe 1 e pavlefshme.
Ruçi ka marrë 74 votat e PS, 3 nga PDIU dhe 1 të Tom Doshit që shkojnë në 78 vota, plus edhe dy vota qe janë nga opozita.
Sipas Kabës, edhe vota e fundit që u shpall e pavlefshme ishte nisur për pro.
KOMENTI I KABËS
ATA ISHIN DY …
Janë tre, se edhe vota e pavlefshme ishte nisur për Ruçin por ktheu mendje në fund, duke i vënë vizë gjithë fletës, pasi i kishte vënë njëherë kryqin tek kutia.
Sipas disa informacioneve ishin edhe dy deputetë të socialistëve, që votuan kundër.
Nuk qëndron problemi tek numri, por tek dëshira e lidershipit të PD për të justifikuar cço shitje në tregun e gjësë së gjallë, të ndërtuar nga oligarkia.
Opozita nuk është çështje numrash, por morali.
Kur i shiti kryetari i tyre zgjedhjet dhe vazhdon t’i shesë interesat e shqiptarëve, çfarë problemi do e kenë përfaqësuesit e listës personale?!
Asnjë fjalë për drogën, për krijimin e Jugosllavisë së Re, për koncensionet.
Marrëveshja e 17-18 majit po funksionon.
Atë natë, ata ishin dy…
Merren me të shkuarën si primare, për të harruar të tashmen.
Një ndihmesë e madhe, që i jepet ideatorëve dhe zbatuesve, të blerjes dhe tjetërsimit të votës. Të asaj vote që u deformua jo vetëm nga terri i marrëveshjes së natës së 17-18 majit, por edhe prej parave të krimit të organizuar, trafikut të drogës,koncensioneve korruptive dhe dhuneës, kërcënimit, frikësimit dhe presionit të elementëve kriminale me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të shefave të policisë.
Gjatë gjithë fushatës nuk pati një denoncim. Çdo gjë po shkonte për mrekulli sipas marrëveshjes së natës së 17-18 majit.
Atë natë, ata ishin dy …
Mbrëmë sërish, ata ishin dy, si në mbrëmjen e 17-18 majit. Në një shfaqje me shtrëngime duarsh, lojëra ndjenjash dhe teatri recitimesh me ish të persekutuarit politikë.
Nesër do të jetë akti i votbesimit të qeverisë. Sërish do të jenë ata të dy.
Do e uroje, Ramën, ashtu si Ruçin, mbrëmë pas votimit?!
Jemi në pritje të aktit të nesërm.
Shfaqja duhet të vazhdojë… sipas marrëveshjes së natës së 17-18 majit. (D.D/Shuplaka)