Para pak orësh uragani “Irma” ka mbërritur në Florida duke rrafshuar çdo gjë që gjen përpara. Pjesa qëndrore e qytetit të Majemit në Florida është zhytur plotësisht nën ujë. Nga videot e publikuara shihet edhe përmasat e frikshme të përmbytjes pasi uragani shkatërrues goditi qytetin.
Autoritet kanë urdhëruar evakuimin e njerëzve.
“Shërbimet e shpëtimit të Floridas vlerësojnë se 7 milionë banorë të Floridas kanë marrë urdhërin e evakuimit kundrejt 5,6 milionë që ishte dje në mbrëmje”, ka njoftuar guvernatori i floridas. Shpëjtësia e erërave shkon deri në 210 km në orë dhe qytetarët tani po luten t’i shpëtojnë kësaj katastrofe, madje edhe vetë guvernatori.
“Lutuni për ne”, tha guvernatori i Floridës, Rick Scott, në një intervistë për ABC Neës, pasi shteti i tij është përfshirë nga stuhia masive, e cila tashmë ka lënë gjurmët e shkatërrimit përmes Karaibeve.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se të gjitha forcat janë të gatshme në terren. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga zonat me rrezik pa u brengosur për shtëpitë e tyre.
“Objektet mund të zëvendësohen, por jeta jo.”, shkruan Trump. Uragani Irma është stuhia më e fortë që Atlantiku ka parë për një dekadë dhe ka prekur gjithë jugun e vendit. (B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/cnn/videos/10157293993976509/