Petrit Vasili që në nisje të seancës plenare ka korigjuar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për mënyrën se si e ka organizuar seancën e sotme. Ai e konsideron një shkelje qesharake dhe absurd ngutin për të dëgjuar fjalën e Ramës.
“I nderuar kryetar, së pari se të vijohet me fjalën e kryeministrit, duhet të kryhet betimi i deputetit Tavo që nuk mundi ta kryente radhën e kaluar, së dyti desha t’ju korigjoj politikisht me atë që thatë se do ecim me mbarimin e seancës dhe fjalën e kryeministrit.
Ajo që duhet diskutuar lidhet me një seancë të tërë dhe jo të ndahet në dy pjesë, ju keni qenë një dishepull i madh i rregullores dhe ju vlerësoj për këtë. Besoj se ky ngut qesharak, as nuk ndihmon seancën dhe as programin e qeverisë, shkelje absurde dhe qesharake që nuk ndihmon askënd. T’i bëjmë gjërat siç duhet. Mos ta bëjmë pis procesin”, i është drejtyuar Vasili-Ruçit.
Nga ana e tij Ruçi i është përgjigjur se koha e seancës ku pritet të bëhet prezantimi i programit qeverisës përcaktohet nga kryetari i Kuvendit dhe Kryeministrit dhe në raste të veçanta mund të përcaktohet edhe në mënyrën e sotme.
“Respekt të gjithë kolegëve deputetë, gjithë qytetarëve që ndjekin seancën, doja tju komunikoja se datat e seancës plenare, për programin politik dhe këshillin e ministrave përcaktohet nga kryetari i Kuvendit në marrëveshje me kryeministrin dhe paraqitet në kuvend nga kryeministri. Pas kësaj, çdo depuet ka të drejtë të bëjë pyetje për kryeministrin, pas përgjigjes, kryetari hap debatin. Përcaktohet një kohë, por sipas një neni, kur çmohet e nevojshme koha e diskutimeve mund të përcaktohet paraprakisht. E dyta, lidhur me atë që unë s’jam konsultuar me drejtuesit e partive politike, në mbarim të seancës së shtunë kam ftuar dy drejtuesit dhe nuk i kam lejuar të vijnë pa diskutuar dhe megjithatë pasi të dëgjojnë programin, unë deklarova se do të konsultohem me drejtuesit e partive politike”, tha Ruçi. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post