Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka gati projektin për të mundësuar heqjen e pengesave, doganave mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas Ramës, tani ky projekt është fakt i kryer nga ana e qeverisë së tij. Mbetet vetëm miratimi i qeverisë së Kosovës.
“Ne duam që mes dy vendeve të mos ekzistojë kufiri, por të jemi si vendet e Bashkimit Europian. Të udhëtojmë pa patur pengesa e pa patur nevojën e gardave të policisë.
Prej 1 janarit të vitit 2018, ne jemi gati, shpresoj që edhe Kosova të jetë gati. Ta bëjmë fakt të kryer heqjen e doganave. Projekti është gati, i punuar, konsultuar dhe dakordësuar mes dy palëve. Presim vetëm miratimine qeverisë së Kosovës.
Ne vazhdojmë të besojmë në “0 probleme me fqinjët”. I vetmi fqinj me të cilin kemi më shumë probleme është Greqia, mesazhi im për fqinjin jugor është i thjeshtë dhe i qartë: duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim strategjik. Dhe minoriteti grek është një urë mes dy vendeve, urë për të cilën kujdesi i shtetit shqiptar vetëm do të vijojë të rritet,.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)