Vetëm pak minuta më parë ka përfunduuar mbledhja e kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçi me krerët e Grupeve Parlamentare të PD dhe LSI.
Ruçi u ka kërkuar atyre që të dorëzojnë listën e pyetjeve dhe të gjithë diskutantëve për seancën e ardhshme parlamentare, sot në orën 18.00.
“Nesër në orën 09.00 hapet debati deri në 10: 45. Do ketë një pushim me kërkesë të PD prej 45 minutash dhe më pas rinis në 11.30 minuta vazhdimi i debatit. U kërkoj drejtuesve dhe grupeve parlametare, që sot në orën 18.00 të dorëzojnë listën e diskutantëve për hapjen e debateve”, u shpreh Ruçi. (J.V/Shuplaka)