Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij, për vdekjen e akademikut Farudin Hoxha i cili u nda sot nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Berisha shkruan se vdekja e akademikut, është një humbje e madhe për shkencat tona, në veçanti për ato hidroenergjike.
Pavarësisht ndryshimeve politike, Berrisha shprehet mirënjohës ndaj Hoxhës për bashkëpunimin dhe këshillat lidhur me një strategji të qeverisë së tij të para katër viteve.
MESAZHI I BERISHËS
Ngushellim!
Te dashur miq, ndarja nga jeta e akademikut, Prof. Farudin Hoxha eshte nje humbje e dhimbshme per shkencat tona ne teresi dhe ato hidroenergjitike ne veçanti.
Pavarsisht nga dallimet politike qe kemi patur, une gjej rastin te shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per bashkepunimin qe kemi patur dhe keshillen e vyer, kontributin e tij te rendesishem ne jetesimin e strategjise se qeverise “Shqiperia, superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon”, stategji kjo qe çeli nje kapitull te ri ne ndertimin, projektimin, kontraktimin per ndertim te mbi 424 hidrocentraleve te reja, mbi 100 prej te cilave sot prodhojne pothuaj 1/3 e energjise se vendit.
Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit dhe i lutem Zotit qe shpirti i akademikut, prof. Farudin Hoxhes te gjeje paqen e merituar! (D.D/Shuplaka)