Dashi
Fati do të favorizojë takimet gjatë kësaj dite si dhe sferën financiare dhe investimet. Do të bëni blerje me leverdi për stinën e vjeshtës. Gjithashtu do të zgjidhni një çështje që ju shqetëson, duke u bazuar në instinktet tuaja.
Demi
Këmbëngulja juaj premton rezultate të shkëlqyera në pak kohë. Edhe në fushën e ndjenjave parashikohen horizonte të reja. Ekonomia duhet mbajtur nën kontroll, pasi nuk është më e mira e mundshme. Në rast se do ju duhet të bëni një zgjedhje, vendosni sipas gjykimi tuaj, pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve.
Binjakët
Kjo ditë do të jetë e mbushur plot angazhime dhe dinamizëm. Energjia do të jetë në maksimum dhe kësisoj do të arrini të mbyllni shumë çështje të rëndësishme. Vendime të rëndësishme bazuar në instinktin tuaj, do të rezultojnë mjaft të frytshme.
Gaforrja
Raportet sociale do të jenë shumë të mira, në sajë edhe të aftësisë tuaj bashkëpunuese. Do të jeni të mbushur gjithë shpresë por edhe shqetësim, sa i takon një lidhjeje të sapo nisur. Për t’u qetësuar ndërroni ambient dhe shpërqendrohuni. Miqtë do ju presin me krahët hapur.
Luani
E marta do të përplaset me Venusin gjatë kësaj dite. Rezultati është një ditë jo shumë e lumtur dhe e mbushur gjithë pasiguri. Do të jeni në kërkim të paqes dhe ekuilibrit, por do të shpërtheni edhe në provokimin më të vogël.
Virgjëresha
Nëse jeni përfshirë nga rutina, duhet të ndiqni këshillat me vlerë të një miku ose të afërmit. As karriera nuk do jetë në maksimumin e saj. Hëna do të favorizojë çështjet e ndjenjave.
Peshorja
Do të ndiheni të trazuar sa i takon fushës së ndjenjave. Historia juaj e dashurisë pavarësisht të gjithave, në të mirë dhe në të keq, është e gjallë. Ndoshta kërkoni pak tepër nga partneri/ja. Ky është një moment i mirë për të investuar.
Akrepi
Intuita juaj nuk do të vlerësohet sa duhet. Por mos u shqetësoni është një situatë e përkohshme, ndaj mos i vini të tjerët nën presion. Në raportin në çift ka sintoni, por edhe xhelozi.
Shigjetari
Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të ndezë zemrën dhe ndjenjat. Do të ketë një ndjenjë plot pasion, qoftë për ata që janë në një lidhje, edhe për ata që do të bëjnë njohje të reja. Do të ndiheni plotë energji pozitive, do të merreni me sport dhe do të keni dëshirë për të ndryshuar look.
Bricjapi
Do të keni diskutime të ndryshme me personat që ju rrethojnë. Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të flisni hapur, pasi çdo gjë mund të rregullohet. Mundësi të mira do të shfaqen para jush. Një vështrim konkret ndaj jetës së përditshme, do të bëjë që të reflektoni thellë.
Ujori
Jeta sociale do të ecë më së miri. Me pak vullnet do të zhdukni çdo pengesë nëpër këmbë. Do të jeni të mbushur gjithë ide pozitive, madje do të nxirrni nga sirtari edhe një ëndërr të cilën e keni prej kohësh.
Peshqit
Do të bëni lëvizje të furishme në frontin ekonomik, duke treguar aftësi të paprecedenta. Dita do të jetë e mbushur gjithë stimuj. Do të jeni të ndjeshëm dhe plotë intuitë, dhe nuk do të lini t’iu shpëtojë asnjë mundësi.