08:56 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Presidenti Meta takohet me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Itali, çfarë diskutuan

11:28 | 12/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Meta takohet me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Itali, çfarë diskutuan

Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, zonjën Laura Boldrini, me të cilën zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, si dhe shprehu vendosmërinë për promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat.

Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për mbështetjen më të fundit që zonja Boldrini dha personalisht në zgjidhjen e çështjes së eleminimit të taksës për mjetet shqiptare të transportit që tranzitojnë territorin italian.

Nga Presidenti Meta u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i zonjës Boldrini si përfaqësuese e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR-së) në zonat verilindore të Shqipërisë, në përballimin e pasojave humanitare të konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.

Intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, në mënyrë të veçantë ai mes grupeve parlamentare të miqësisë, u konsiderua jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u dakordësuan për nevojën e nxitjes të iniciativave ligjore, që u hapin rrugën projekteve konkrete për njohjen e kontributit të shqiptarëve që jetojnë në Itali me qëllim garantimin e një gjithëpërfshirjeje të drejtë për ta dhe familjet e tyre.

Një vëmendje të veçantë Presidenti Meta dhe zonja Boldrini ia kushtuan edhe bashkëpunimit rajonal dhe progresit të deritanishëm të këtij bashkëpunimi. Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin real të Italisë për paqen, stabilitetin dhe integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimimn Evropian dhe theksoi se angazhimi dhe prezenca më e madhe politike, institucionale dhe ekonomike e Italisë në rajonin e Ballkanit do të ishte shumë e mirëpritur. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: ilir metatakim
Pas

Homazhet për Azem Hajdarin, cili ishte MESAZHI prekës i vajzës së tij deputete

Para

Shtyu të moshuarin në vetëvrasje, arrestohet 49-vjeçarit në Mallakastër

Para
Finalizohet ”Shigjeta”, policia zbulon brenda ”Polo”s- mbi 100 kilogramë kanabis

Shtyu të moshuarin në vetëvrasje, arrestohet 49-vjeçarit në Mallakastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Ukrainë: Përmbyset autobusi, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur

Sekuestrohen qindra çadra dhe shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dhjetëra shtetas

Moti i keq në Italinë veriore, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Vrau tre të afërmit e saj me kërpurdha vdekjeprurëse, australianja shpallet fajtore

Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit

Rinumërimi u mbyll/ Pritet certifikimi i rezultateve të Tiranës, Elbasanit, Fierit e Durrësit

Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 43-të për konstituimin e Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.