Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Han i hotit. Dy motora janë përplasur me një automjet tip “Opel”.
Mësohet se mbi motora ishin dy turistë hungarezë që po vizitonin Veriun e Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit ata kanë marrë për fat të mirë vetëm dëmtime të lehta, duke mos rrezikuar jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën pqr të zbardhur detajet e mëtjeshme të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2763″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]