Një tjetër xhihadist nga Kosova është ekzekutuar gjatë një sulmi ajror në Siri. AI është 26-vjeçari Orhan Ramadani.
Emri i Ramadanit ka qenë pjesë e deklaratës së aleancës ndërkombëtare kundër ISIS. Ai cilësohej si një nga katër kosovarët e vrarë në Siri.
ISIS ka publikuar një video në faqen zyrtare, ku përmenden edhe meritat e xhihadistit të ri nga Kosova. “Videoja shoqërohet me këngë në gjuhën shqipe”, shkruan gazeta zviceriane “Tages Ancajger”.
“Mos qaj nënë, sepse djali yt ka rënë dëshmor. Hapni portat e parajsës”, janë dy prej vargjeve të këngës së ISIS për 26-vjeçarin Orhan Ramadani.TEMAT:
Orhan Ramadani është vrarë nga një sulm ajror i koalicionit më 21 maj, afër Majadinit, në Siri. Ai ishte përgjegjës për planifikimin e vazhdueshëm të sulmeve të jashtme terroriste nga Siria. Ramadani ishte konsideruar si “007 i Ballkanit”. (D.D/Shuplaka)