Sali Berisha sulmon Edi Ramën duke hedhur akuza të forta lidhur me çështjen e fikjes së radarëve, të cilët nuk mundën të gjurmonin tonelata kanabis që kaluan drejt Italisë por u neutralizuan atje.
”Ti je njeriu që ke bllokuar radarë dhe ke dhënë urdhër për transportin e drogës!”, akuzoi Berisha kryeministrin Rama.
”Kanë mbjellë po jo sa këta, se s’e kanë shit. Ti je njeriu që arrestove 22 mijë shqiptarë për faturën e korentit elektrik, s’ke arrestu as 5 vetë për drogë. Ti je njeriu që ke dhënë urdhër dhe ke bllokuar radarë dhe ke dhënë urdhër për transportin e drogës!”, theksoi më tej Berisha nga salla e parlamentit.
”Duhet të dini mirë se në vitet ’60 këtu ka qenë kanabisi plot, tamam opiumi derisa i nxorrën kartonin e kuq Enver Hoxhës deri sa i tha ”po vazhdove të fshij”!
Ku jemi sot, ku është sot Shqipëria?! A doni t’u them një gjë, bsolutisht dijeni mirë nga Priska Kala të dodë, librazhd deri Delvinë, rezervat e janë të dyllosura me mijëra tonelata për t’u shitur.
Kanë mbjellë po jo sa këta, se s’e kanë shit. Ti je njeriu që arrestove 22 mijë shqiptarë për faturën e korentit elektrik, s’ke arrestu as 5 vetë për drogë. Ti je njeriu që ke dhënë urdhër dhe ke bllokuar radarë dhe ke dhënë urdhër për transportin e drogës!
Fitorja jote është e bazuar mbri krimin! Çfarë i duhet krimineli një kryeministri?! Një kryeministri që do të shtrijë pushtetin e tij jashtë ligjeve, instrumenti më i dobishëm është krimineli!”, tha ish-kryeministri Berisha. (V.G/SHUPLAKA)