Fatmir Xhafa, i cili mban postin e ministrit të brendshëm në qeverinë ‘Rama2’ u është përgjigjur akuzave të opozitës e cila herë pas herë pas herë në deklaratat e saja i përmend të vëllain Xhafës si një person i cili është i përfshirë në trafikun e drogës.
Ai hoqi përgjegjësitë nga vetja duke thënë se familjarët e tij janë në moshë madhore dhe nëse kanë shkelur ligjin mbajnë vetë përgjegjësi.
“Ju nuk mund të bëheni, as më shumë, as më pak si ligjzbatues dhe moralbërës për çfarë i ka ndodhur, apo mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes sime. Secili që ka bërë shkelje ligji, është madhor dhe le ta vuajë. Edhe sikur të ishte e vërtetë çfarë më akuzoni, unë kam të drejtë të pyes: Ku është përgjegjësia ime ligjore dhe politike? Ligjore jo e jo, por as politike. Unë jam në politikë prej 20 vitesh dhe jam i gatshëm të përgjigjem dhe përballem me përgjegjësitë e mia. Nuk do të bëj më replikë me avazin tuaj” u shpreh Xhafa në Kuvend.
Veç kasaj ai i kujtoi partisë demokratike se ministri I brendshëm në qeveri dhe I drejtësisë për disa muaj ishin të PD-së, por ata nuk gjtën asgjë për të.
“Në vitin 2010, kur ishit në pushtet, njëri kryeministër, njëri Ministër i Brendshëm më sulmuat me të njëjtin avaz. 7 vjet më parë, në 7 tetor iu përgjigjia akuzës tuaj, cfarë kam patur, jua kam thënë. Ishit Ministër i Brendshëm, t’i provonit akuzat dhe të ndëshkonit me policinë, prokurorinë dhe gjykatat tuaja. Nuk besoj se i falët familjarët e mi. Edhe vjet iu kthyet avazit, por unë vazhdova me reformën. Edhe sivjet, në mars kur u bëra Ministër i Brendshëm, thatë cfarë ju nxorri goja e lig. Por ju opozitarët u bëtë pushtetarë dhe janë dy ministri që i kishit. Ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare? Si nuk ngulmuat dhe të gërmonit? Ku kishte rast më të mirë?” tha ai. (B.H/Shuplaka)