Milan Paunovic, kryetari i komisionit malazez për shënjimin e kufirit, ka reaguar pas shkarkimit të komisionit kosovar për kufirin nga Haradinaj.
në një prononcim për TVCG, ka thënë se shpreson që situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mali i Zi, do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve.
Duke komentuar shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit që ka arritur marrëveshjen zyrtari malazez ka thënë se Podgorica nuk është njoftuar zyrtarisht asgjë. Por, ky zyrtar nuk ka dhënë sinjale se vendi i tij do të lëviz, duke kërkuar nga pala kosovare ratifikimin e marrëveshjes.
“ Paralajmërimet e mediave se Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar formimin e komisionit të ri nuk duhet të komentohet, sepse Mali i Zi nuk është njoftuar zyrtarisht” ka thënë Paunovic.
Ai ka theksuar se është i bindur që në Kosovë do të gjendet një marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes, pasi bëhet fjalë për çështje të brendshme të Kosovës.
Çështja e demarkacionit është ndër çështjet më të vështima me të cilat do të përballet Haradinaj. Ai e ka kundërshtuar fort marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi duke thënë se Kosova humbiste territor.
Haradinaj që në ditën e tij të parë të punës e shkarkoi këtë komision. (B.H/Shuplaka)