Rudina Hajdari, vajza e themeluesit dhe ish-deputetit demokrat Azem Hajdari i vrarë 19 vite më parë, ka folur sot për herë të parë në Kuvend.
Ajo e ka quajtur privilegj faktin se gjendet aty sot për të folur duke deklaruar se është e nderuar të flasë para kolegëve deputetë si vajza e Azem Hajdarit.
Rudina Hajdari u ndal edhe tek program qeverisës dhe integrimi I Shqipërisë në BE. Ajo e konsuderoi të gabueshëm vendimin për shkrirjen e ministrisë së integrimit.
Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë… Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, tha ajo. (B.H/Shuplaka)