Një 28-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga polica italiane për trafik ndërkombëtar droge.
Dritan Mehmetaj është një emër i njohur për policinë. Ai kishte hyrë në Itali nga Franca në pikën kufitare të Ventimiljes (Ventimiglia) i është kërkuar nga policia italiane të ndalonte makinën për kontroll.
Ndërkohë që gjatë ndalimit në makinë, ju gjet një pako me 1.17 kg heroinë. Po ashtu 28-vjeçari u paraqiti agjentëve një dokument që e paraqiste me shtetësi rumune, por si rezultat i hetimeve u gjet se ai ishte shqiptar, që kishte arritur të pajisej me dokumentet italiane.
Mbi të rëndon akuza për trafikim droge dhe për dokumente të rreme.
(S.SH/Shuplaka)