Henri Çili si çdo vit përmes Institutit Europian Pashko, dhe Botimeve Mapo, ka publikuar edhe këtë herë studimin për “super të pasurit” shqiptarë gjatë vitit 2016.
Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.
Ajo që bie në sy është se në listën e 10 personave më të pasur në vend, është pjesë edhe një femër, Vilma Nushi që jo pak herë është akuzuar nga opozita për marrjen në mënyrë korruptive të tenderave në fushën e mjekësisë.
Ndërkohë lista kryesohet nga biznesmeni Samir Mane, ndjekur nga Shefqet Kastrati, Vasil Naçi, Behar Sukaj, Tom Doshi dhe të tjerët me rradhë.
10 individët më të pasur në Shqipëri për vitin 2016:
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Vasil Naçi
4 Behar Çukaj
5 Tom Doshi
6 Rrok Gjoka
7 Grigor Joti
8 Idajet Ismailaj
9 Vilma Nushi
10 Pëllumb Salillari
Ndërkaq referuar vitit të kaluar në listë vërehen disa ndryshime, siç është dalja nga lista e 10 personave më të pasur e tre pronarëve mediatikë si: Artan Dulaku, Vjollca Hoxha dhe Irfan Hysenbelliu.
LISTA E VITIT 2015:
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Vasil Naçi
4 Behar Çukaj
5 Grigor Joti
6 Artan Dulaku
7 Idajet Ismailaj
8 Vjollca Hoxha
9 Ram Geci
10 Irfan Hysenbelliu
(E.K/SHUPLAKA)