14:24 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Çfarë ke bërë në jetë”, Fuga-kreut të Akademisë së Shkencave: Qesh me këtë që lexoj, degjenerim moral

22:39 | 13/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çfarë ke bërë në jetë”, Fuga-kreut të Akademisë së Shkencave: Qesh me këtë që lexoj, degjenerim moral

Akademiku Artan Fuga i ka reaguar kreut të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqirajt, pasi ky i fundit e kishte pyetur në një intervistë për mediat se çfarë kishte bërë në jetë.

Fuga duke shpërndarë atë së çfarë kishte deklaruar Beqiraj në drejtim të tij, ka shkruar se ai qesh me atë që lexon se çfarë ka shkruar Bëqiraj.

“Imagjinoni se ku ka vajtur degjenerimi moral i atij institucioni!

Nuk dua t’a besoj”, shkruan Fuga.

POSTIMI I PLOTË:

Gudar Beqiraj, elektronik, i vetëquajtur si më poshtë:
“kryetari i supermazhorancës trium-fyese” 
që krenohet me albume me foto me veshje popullore, të cilat i quan shkencë, më pyet në një intervistë në media se çfarë kam bërë në jetë?
——————————–
Cfarë kam bërë? 
Qesh me këto që lexoj ! 
Edhe leh kundër karvanit progresist që ecin gjithmonë modestisht përpara!

Edhe më atribuon lehje edhe më emëron anëtar të komisionit reformues! 
Imagjinoni se ku ka vajtur degjenerimi moral i atij institucioni!

Nuk dua t’a besoj!

Lexojeni ku kanë arritur. Nuk është kërcënim, as anonim tani: 
——————————–
Duhet të them me përgjegjësi që, me të drejtë, kryeministri Rama ka dhe shqetësime, pasi ka lexuar letrën që ka dërguar akademiku Artan Fuga. Pra, duhet dëgjuar çdo njeri që ka mendimin e tij. Por, në këtë rast, bëhet fjalë që vetëm një njeri ka qenë kundër të gjithëve, – një kundër 33 akademikëve! Pra, kush është gabim 1 apo 33? Kush është arsyeja që 1 të dalë kundër 33 akademikëve të respektuar dhe të nderuar?! Letra të tilla mund t’i çohen sërish kryeministrit, është e drejta e gjithsecilit, por çdo letër e një apo dy personave nuk mund të hedhë poshtë mendimin apo logjikën e funksionimit të ASH-së, që ka për bazë mendimin dhe idetë e 33 akademikëve të tjerë. Ne jemi në një shoqëri demokratike, në një shoqëri të lirë. Kur mazhoranca fiton, ku mazhoranca ka më shumë ide progresiste, ide në shërbim të vendit dhe më gjerë. Ashtu si në zgjedhjet parlamentare, mazhoranca flet apo triumfon me votë. Por, në këtë rast, ne nuk jemi mazhorancë, por supermazhorancë. Ka një njeri që leh dhe del gjithmonë kundër ASH-së, sa herë bëhen zgjedhjet, dhe kurrë nuk është afruar me një program, me një platformë, me një vizion. Unë i drejtohem zotit Fuga, se çfarë ke bërë në jetë? Çfarë i ke sjellë ASH-së? Personalisht, gjithë jetën i kam dhënë atdheut diçka modeste me punën time, për naftën dhe gjeologjinë, kam drejtuar dhe një Institut të Informatikës që, për dhjetë vjet, kam punësuar 1.200 veta, veç projekteve të ndryshme shkencore. Z. Fuga artikullin më të mirë, për mua, ka atë të gështenjashitësit poshtë pallatit të tij, i cili nuk i shiste më gështenjat me kaush, por i shiste me kandar farmacie.

(B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: fuga
Pas

Buxhuku: Programi i Ramës nuk ishte program, i shkruar me shpejtësi dhe pa profesionalizëm

Para

Zoti dhe zonja Kallaku nisen për muaj mjalti, cili është destinacioni që kanë zgjedhur (FOTOT)

Para
Fotoja që s’e prisnim nga martesa, Xhensila Myrtezaj në krevatin martesor

Zoti dhe zonja Kallaku nisen për muaj mjalti, cili është destinacioni që kanë zgjedhur (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.