Vijojnë raste të dhunës në familje. Një 37- vjeçar nga Berati është vënë në pranga pasi akuzohet se ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij ndërsa kohën e fundit kishte vepruar njëlloj edhe ndaj prindërve të saj.
I arrestuari quhet Viorgjent Papajani. Menjëherë pas kallëzimit, ndaj bashkëshortes së tij u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Berat Dhunon fizikisht vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten. Ndalohet nga policia 37 vjeçari. Më datë 13.09.2017, u bë ndalimi i shtetasit: Viorgjent Papajani, 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, shtetasit K.H, 58 vjeç, dhe M.H 56 vjeçe, të dy banues në Berat. Shtetasi Viorgjent Papajani në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases E.P 33 vjeçe, banuese në Berat, ndaj të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4. (D.D/Shuplaka)