22:18 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PO NDODH/ Gruaja përplaset përtokë gjatë protestës te Unaza e Madhe, policia merr me forcë qytetarët (VIDEO)

16:35 | 14/09/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PO NDODH/ Gruaja përplaset përtokë gjatë protestës te Unaza e Madhe, policia merr me forcë qytetarët (VIDEO)

Një grua është përplasur në tokë gjatë protestës tek Unaza e Madhe. Policia ka marrë me forcë qytetarët që po protestojnë për shtëpitë e tyre. 

Vetëm pak ditë më parë Erion Veliaj inaguroi unazën e re të Tiranës. Ndërsa sot dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive në zonën e Shkozës në kryeqytet për shkak të zgjerimit të rrugës, si pjesë e planit urbanistik të Tiranës.

Protestuesit kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë, pasi kjo e fundit do ndërtojë një rrugë të re, por duke prekur 153 shtëpi. Prishja e këtyre ndërtesa pritet të fillojë sot pasdite.

153 banesat janë me leje nga bashkia por banorët thonë se janë kundër projektit dhe i druhen shpronësimit të padrejtë.

Protestuesit janë ulur këmbëkryq në rrugë tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve duke krijuar trafik.

“Nëse mua shteti më jep hyrje unë nuk jam kundër urbanizimit të Tiranës, por jo duke më hedhur mua në rrugë”- thotë një nga protestueset me lot në sy.

“Sot i erdhi fundi durimit. Kemi 4 muaj që presim. Na është premtuar dëmshpërblim. Ka banesa që janë bërë para viteve 90 dhe me leje ndërtimi. Na trajtoni si gjithë të tjerët. Na jepni lejen e legalizimin dhe hajdeni bëni çfarë të doni këtu. Ne nuk dinim fare që do vinin fadromat. Na është premtuar nga Erjon Veliaj që do trajtohemi me një VKM të veçantë”- thonë banorët.

Ndërkohë që një nga të moshuarat kërcënon qe do vrasë veten nëse nuk gjendet një zgjidhje.

“Do vras veten se nuk kam çfarë bëj, jemi 6 veta në familje dhe unë nuk kam as lek me çfarë të transportoj plaçkat, jetojmë vetëm me pensionin tim. Për 15 vite shteti ishte në gjumë tani na vijnë thonë që shtëpitë nuk legalizohen. Nuk largohemi derisa të gjendet një zgjedhje”- tha një e moshuar.

Ata janë të vendosur për vijimin e protestave deri në zgjedhjen e problemit të tyre.

Duhet thënë se shumë prej projekteve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë së Tiranës janë shoqëruar me pakënaqësi të shumta në rradhët e banorëve. 

Banorët e Selitës protestat e tyre i kanë nisur që në fillimet e ndërtimit të Unazës së Madhe. Madje një vit më parë ata thonin se ishin të izoluar, ndërsa kaosi dhe përmbytjet ishin ato që i shoqëronin çdo ditë.

Sjellim në vëmendje që rruga e bllokuar nga protestuesit, është rruga ku Kryeministri Edi Rama kalon për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel. (B.H/Shuplaka)

https://www.facebook.com/thurje/videos/655090554700116/

 

 

 

Pas

Lapsusi i parë i punonjësve të PR-it, si e riemërtojnë Ministrinë e Jashtme (FOTO)

Para

I vunë zjarrin agjencisë së trajtimit të pronave, arrestohën dy persona në Tiranë (EMRAT)

Para
I vunë zjarrin agjencisë së trajtimit të pronave, arrestohën dy persona në Tiranë (EMRAT)

I vunë zjarrin agjencisë së trajtimit të pronave, arrestohën dy persona në Tiranë (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.