15:40 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ilir Meta viziton familjen e Azem Hajdarit, deputetja Rudinë e PD-së përkrah tij në FOTO

20:05 | 14/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta viziton familjen e Azem Hajdarit, deputetja Rudinë e PD-së përkrah tij në FOTO

Dy ditë pas 19-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një vizitë në familjen e ish-liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.

Gjatë kësaj vizite, presidenti Meta vlerësoi rolin historik të Hajdarit në frymëzimin e Lëvizjes Studentore dhe Lëvizjes së Dhjetorit duke çelur një epokë të re për Shqipërinë.

Po ashtu, Meta dhe familjarët e Hajdarit, duke filluar nga gruaja Fatmira, djemtë Kiri dhe Azemi kanë realizuar një fotografi për ta mbajtur kujtim nga kjo vizitë. E pranishme në foto është edhe vajza e të ndjerit, Rudina Hajdari, e cila këtë vit është deputete në Parlament, duke ndjekur kështu gjurmët e të atit.

Kujtojmë se Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998. Ai njihet si lideri i Lëvizjes së Dhjetorit.

Që pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate, derisa ai i 12 shtatorit të 1998-ës i dha goditjen përfundimtare. Ai u vra pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës.

(D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2778″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: azem hajdariilir meta
Pas

“As frikë as pendim, kam parë në ëndërr nënën”, flet për herë të parë pas vendimit për ekstradim Ismail Morina

Para

Dinamo e Kievit përmbys Skënderbeun për 5 minuta, dygolësh i shpejtë i ukrainasve (VIDEO)

Para
Dinamo e Kievit përmbys Skënderbeun për 5 minuta, dygolësh i shpejtë i ukrainasve (VIDEO)

Dinamo e Kievit përmbys Skënderbeun për 5 minuta, dygolësh i shpejtë i ukrainasve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin viziton rajonin e Kurskut pas largimit të forcave ukrainase

“Fëmijët tanë po vdesin”, Gaza s’ka bukë e as ujë, 14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin

Kanadaja nis bisedimet me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës “Kupola e artë”

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Turqia “injoron” kundërshtimet e Greqisë dhe Qipros, Ankaraja gati të bashkohet me programet e mbrojtjes të BE-së

Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.