Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do zhvillojë sot një takim me krerët e dy institucioneve më të rëndësishme, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin. Ky takim ka ardhur pas krijimit të qeverisë.
Zyra e Presidentit ka njoftuar se Thaçi fillimisht do të takojë Kadri Veselin e më pas edhe Ramush Haradinajn. Kryeparlamentarin do ta takojë presidenti në orën 09:30, e më pas shefin e qeverisë e takon në orën 13:30.
Ky do të jetë takimi i parë i tre njerëzve që udhëheqin me institucionet kryesore të Kosovës, pasi bëhet një javë që kur u votua Veseli për të parin e Kuvendit dhe 5 ditë për Haradinajn që u votua për në krye të ekzekutivit. (J.V/Shuplaka)