12:57 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Që javën e parë me zell ”pro” Ramës, si e justifikojnë qëndrimin Tom Doshi dhe deputetët e PDIU-së

09:13 | 15/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Që javën e parë me zell ”pro” Ramës, si e justifikojnë qëndrimin Tom Doshi dhe deputetët e PDIU-së

Që në javën e parë të Parlamentit mbështetja për qeverinë Rama nuk ishte vetëm nga 74 deputetët e PS-së, por edhe nga 4 deputetë të tjerë. Tom Doshi i PSD-së dhe tre deputët e PDIU-së, bëjnë në total 78 vota për qeverinë e drejtuar nga Rama.

Po si e justifikojnë ato votën e tyre pro qeverisë Rama?

“E kam diskutuar edhe në zgjedhje, edhe për fjalën e Ramës për tepsinë, ne s’kemi qenë asnjëherë pjesë e kësaj qeverisjeje apo e tepsisë. Ne s’kemi qenë pjesë, s’kemi pasur 1% të numrit të të punësuarve në pushtet.

Ne kemi thënë gjithmonë, edhe në zgjedhje, në qoftë se Rama mban premtimet për njerëzit, edhe për hallet e fshatarëve për tokat, ne gjithmonë kemi për të qenë pro qeverisë, plus edhe çështjen çame, që është një çështje për të gjithë shqiptarët, është kombëtare. Në qoftë se kryeministri e fut në axhendë këtë çështje, pse mos ta mbështesim?”, tha Aqif Rakipi, deputet i PDIU-së për ”Tch”. 

Përveç çështjes së partisë së saj, Reme Lala, një nga deputetet më të reja në Parlament thotë se, vota për qeverinë do të jetë pro, në qoftë se kryeministri mban premtimin për zonën që ajo përfaqëson në Parlament, Dibrën.

“Vota ime pro u ndikua kryesisht nga përfshirja e ndërtimit të Rrugës së Arbrit nga ana e qeverisë në program. S’kam sesi të jem kundër ëndrrës shumëvjeçare të Dibrës dhe dibranëve, e për atë çfarë është jetike. Do të jetë mbështetje pa limit, në qoftë se mbështetja për Dibrën do të jetë pa limit. Megjithatë do të shohim”, tha Reme Lala, deputete e PDIU-së.

Në të njëjtën linjë besnikërie, ndaj ish-partisë së tij dhe kryeministrit Rama, do të qëndrojë edhe Tom Doshi, i vetmi deputet i PSD-së.

“E kam deklaruar edhe gjatë fushatës. Vota ime do të jetë për qeverinë ‘Rama’ pa limit. Vota ime do jetë edhe në Parlament, edhe në komisione pa limit. PSD-ja e ka mbështetur gjithmonë PS-në, do ta mbështesim edhe në zgjedhjet lokale”, tha Tom Doshi, deputet i PSD-së.

Megjithatë, nuk prisni që të bëheni pjesë e grupit të PS-së? Do të vazhdoni me PSD-në?

Tom Doshi: S’e ndërroj partinë, jam shumë i kënaqur me PSD-në.

Bashkë me mandatet e tyre, dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit, Qeveria “Rama” konsolidon fuqishëm numrat e saj në Parlament, me 78 mandate.

Etiketa: deputetetTom Doshivota pro
Pas

81 kilogramë drogë kapen nga policia, arrestohet 45 vjeçari në Gjirokastër

Para

Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Para
Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon ndërhyrja me dy helikopterë Cougar në zonën e Darzezës, nis kontrolli i territorit nga trupat tokësore (VIDEO)

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë! Gjashtë të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Programi për energjinë e rinovueshme, Kozeli: 8 mijë familje përfitojnë nga skemat e granteve

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Shqipëri-Serbi, numri i lartë i kërkesave, shtyhet shorti për biletat

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.