14:45 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

09:17 | 15/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Prej disa minutash Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mbledhje kjo e mbajtur për herë të parë në postin e Presidentit. 

Mësohet se në  qendër të mbledhjes do të jenë vendimet e dhëna për rastet e dhunës në familje, shumë prej të cilave për fat të keq kanë shënuar viktima dhe krime të tmerrshme.

Mësohet se në fokus të këtij takimi janë edhe Urdhrat e Mbrojtjes ndaj gjyqtares së Shkodrës, Flides Hafizi, e cila u ekzekutua me një plumb në kokë nga ish-bashkëshorti i saj pak ditë më parë në Tiranë.

Mes të tjerash KLD  diskutoi edhe për çështjen e një tjetre viktime të dhunës në familje, siç është rasti i Liljana Rukos nga Fieri, e cila u hodh barbarisht nga dritarja e banjës nga bashkëshorti i saj, duke gjetur kështu vdekjen.

“Në kuadër të nismës së Presidentit të Republikës, për të raportuar mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga KLD, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje, anëtarët e Këshillit pasi shqyrtuan informacionin e ardhur nga Inspektorati, vendosën që në mbledhjen më të afërt të analizojnë informacionin që i është kërkuar Gjykatave nën juridiksionin e KLD-së në lidhje me çështjet që lidhen me fenomenin shqetësues të dhunës në familje.  

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, anëtarët e KLD-së shqyrtuan raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi kryerjen e hetimit administrativ për verifikimin e procedurave të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasen L.R. Duke mbajtur në konsideratë ndjeshmërinë që ka në opinionin publik fenomeni i dhunës në familje,  Këshilli vendosi të kryej një inspektim tematik për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, E.S.”, thuhet në njftimin e KLD-së.

Pas mbarimit të mbledhjes Presidenti Meta deklaroi se të gjitha diskutimet në KLD do të bëhen publike.

Sjellim në vëmendje që në mbledhje mungonin tre anëtarë, konkretisht  gjyqtarët Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Brunilda Kadi.

Kjo, pasi Albana Shtylla dhe Sokol Çomo janë dorëhequr për shkak se janë bërë pjesë e organeve të vettingut. Ndërsa, Brunilda Kadi mungon pasi merr pjesë në një seminar. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=NEOF6An_b0w

Etiketa: ilir metakldmbledhje
Pas

Që javën e parë me zell ”pro” Ramës, si e justifikojnë qëndrimin Tom Doshi dhe deputetët e PDIU-së

Para

7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t’i ketë pjesë të shportës

Para
7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t’i ketë pjesë të shportës

7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t'i ketë pjesë të shportës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

Akuza dhe debate mes partive, gjithçka dështon në kuvend, Kurti hyn nga dera e pasme

Ekspertët amerikanë ngrenë alarmin pas sulmit me dronë të Ukrainës

SHBA rikthen të deportuarin nga El Salvadori, pritet përballja e tij me akuzat federale! Trump: Djalë i keq

FOTO/ Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

SHBA i jep 500 milionë dollarë USAID, ndihma për Gazën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.