03:00 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t’i ketë pjesë të shportës

09:30 | 15/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t’i ketë pjesë të shportës

Antioksidantët bllokojnë prodhimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe duke nxitur procesin e rigjenerimit natyror, veprojnë kundër stresit, ruajnë shikimin, parandalojnë zhvillimin të sëmundjeve të ndryshme

Cilësohen super ushqime falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve, proteinave, aminoacideve dhe antioksidantëve. Praktikisht këto produkte ushqimore janë një minierë e vërtetë ari sa i takon vlerave të larta ushqyese. Veçanërisht për sasinë e madhe të antioksidantëve, substancë kjo me një rol të jashtëzakonshëm sa i takon neutralizimit të radikaleve të lira e të tepërta në trup.

Ndaj dhe një dozë e mirë e antioksidantëve bllokon prodhimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe duke nxitur procesin e rigjenerimit natyror. Por jo vetëm kaq! Në fakt, të parandalohen radikalet e lira do të thotë edhe luftë kundër stresit, ruajtje e shikimit, mbrojtje kundër ndotjes dhe gjithashtu parandalim i zhvillimit të sëmundjeve të caktuara të tilla si, kanceri, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.

Për gjithë arsyet e mësipërme po listojmë edhe shtatë produktet ushqimore, frutat dhe perimet të cilat kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve.

Orizi i zi

Sipas studiuesve të Universitetit të Luizianës, orizi i zi përmban të njëjtën sasi antioksidantësh sa boronicat, po kështu edhe substancën antocianinë, pjesë e pigmenteve të tretshme në ujë që i përkasin familjes flavonoide dhe të aftë për të luftuar sëmundjen e zemrës, kancerin dhe patologji të tjera. Praktikisht një lugë orizi i zi përmban më shumë antocianinë sa e njëjta sasi boronicash, por me më pak sheqer dhe më shumë fibra e vitaminë E.

Patatet e ëmbla

Mbase më pak të përdorura në kuzhinë, por sapo të njiheni me vlerat e shumta ushqyese tyre do ndërroni mendim, veçanërisht për sa i përket përmbajtjes së lartë me antioksidantë. Shto këtu faktin se patatet e ëmbla pasi gatuhen mund të konservohen edhe për muaj të tërë.

Mollët

Molla është një tjetër produkt ushqimor natyral i cili i shtohet listës së ushqimeve të këshilluara, si aleate në shëndetin e trurit, zemrës, kundër kancerit dhe diabetit. Madje dietologët këshillojnë të konsumohet edhe lëkura e mollës, pasi në këtë pjesë të frutit përmbajtja e antioksidantëve është në nivele më të larta sesa në tulin e saj.

Boronica e kuqe

Në vendin tonë më së shumti njihen boronica e zezë, mirëpo sipas një studimi të zhvilluar në vitin 2007 nga “American Journal of Clinical Nutrition”, vlerëson se boronicat e kuqe ua kalojnë atyre të zeza, po aq sa kafesë dhe verës së kuqe. I njëjti studim, po kështu evidenton se boronicat e thara kanë përmbajtje më të lartë antioksidantësh edhe sesa frutat e freskëta.

Kafe

Një studim i publikuar në fillim të vit në “Journal of Nutrition” ka evidentuar se kafeina dhe antioksidantët, të cilat kafeja ka me bollëk, ndihmojnë në reduktimin e rrezikut kundër sëmundjeve të zemrës. Me rëndësi është shmangia e kremit pana në kafe, pasi bllokon përthithjen e këtyre lëndëve shumë të çmuara.

Çaj jeshil

Një tjetër alternativë shumë e këshilluar që të konsumohet është edhe një filxhan çaji jeshil, i cili po ashtu si kafja ka në përmbajtje të lartë antioksidantësh, madje ndër më të fuqishmit të njohur deri tani. Nuk është rastësi që studiuesit japonez kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë pesë apo më shumë filxhan çaji jeshil në ditë, reduktojnë deri në 30% rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Fasulet

Si orizi i zi ashtu edhe fasulet janë shumë të pasura me antioksidantë, fibra, acid folik, hekur dhe kalium. Fasulet mund të bëjnë mrekullira për organizmin tonë në sajë të përmbajtjes së lartë në mineralin zink. Ky mineral ka veti të konsiderueshme antibakteriale, antimykotike dhe përforcuese për imunitetin duke e bërë një aleat të përsosur kundër sëmundjeve sezonale.

 

Etiketa: 7 ushqimetruritruri ne forme
Pas

Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Para

Bes Kallaku “puthje pasionante” me Getoarin, nuk ngurron t’i bëjë ftesë edhe Turjan Hyskës (FOTO)

Para
Bes Kallaku “puthje pasionante” me Getoarin, nuk ngurron t’i bëjë ftesë edhe Turjan Hyskës (FOTO)

Bes Kallaku "puthje pasionante" me Getoarin, nuk ngurron t'i bëjë ftesë edhe Turjan Hyskës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.