Në Dibër janë goditen 4 raste të “Ndërtimit pa leje” dhe janë proceduar penalisht nga policia 4 persona. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi këta shtetas kanë ndërtuar objekte (shtëpi, dhe shtesa kati), pa lejet përkatëse.
DETAJE:
Vijon puna nga Strukturat e Policisë së Dibrës në kuadër të zbatimit të planit të masave për “Parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”
Goditen 4 raste të “Ndërtimit pa leje”, procedohen penalisht nga Policia 4 shtetas
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në drejtim të ndërtimeve pa leje, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kanë vijuar kontrollet për këtë qëllim, ku dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :
F.M, 61 vjeç,
H.P, 65 vjeç,
R.H, 67 vjeç,
E.H, 26 vjeç, të gjithë banues në njësinë Administrative Kastriot, Dibër.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi këta shtetas kanë ndërtuar objekte (shtëpi, dhe shtesa kati), pa lejet përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)