Është padyshim gruaja e spikatur për klasin e saj, oratorinë, bagazhin e gjerë dhe mbi të gjitha për finesën në marrëdhëniet e saj me politikën.
Arta Dade do t’i mungojë padyshim parlamentit shqiptar tani që nuk është më mes grave të zgjedhura të Edi Ramës.
E tërhequr vetë nga kandidimi, Dade diti t’i thotë ”Jo” një angazhimi që ndoshta po të kishte ndodhur sërish, do të kishte rezultuar krejtësisht fals.
Kush e zëvendëson sot Daden, deputeten që e donin të majtë e të djathtë ?! Një grup grash që janë afër PS-së, sepse kanë qenë afër Ramës.
E bukura dhe e zonja Dade do t’i mungojë hijeshisë që ende transmetojnë gra të tjera të zonja në Kuvend, por PS-ja zor se do gjejë ndonjë grua si ajo: plot mençuri e përvojë të gjatë.
Me çfarë do merret tani?! Shpresojmë që Dade mos ta ketë braktisur përfundimisht hapësirën publike të debateve politike në televizione apo ideve në portale e gazeta. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2781″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]