10:54 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në Shqipëri s’të vret më qeveria, ta nxin Opinioni

12:47 | 15/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“7 marsi, Dita e Mësuesëve dhe e këpucëve, prej rrengut të mamasë”

Nga Altin Bamllari*

Në Shqipëri nuk të vret më qeveria. Ajo ose ta nxin jetën, ose të nxjerr në selamet. Në Shqipëri të vret Opinioni. Jo aq ai i Fevziut sesa opinioni i njerëzve, nga mbledhësi i kanaçeve të kazanit poshtë pallatit e deri te kollarexhinjtë që derdhin plehërat nëpër kazanë.

E mbytën Agim Hushin vetëm se zhgaraviti ca fjalë në murin e shtëpisë së vet. E shqyen. Çfarë s’i thanë. Mirë që s’i hynë nga dritarja në dhomën e gjumit.

I rrëshkiti si pa dashje Muçit nga koka një mendim e për pak sa s’i hodhën litarin në qafë, për ta tërhequr zvarë në sheshin Skënderbe.

Këto ditë radhën e kishte Agroni, deputeti “gaztor” që bëri të qeshë Parlamentin. 74 “oratorë” e tre çamë gati sa se çanë më dysh me të qeshurat si brisk. Ngriu i gjori. Çfarë thashë? Ç’bëra?- pyeti veten. Mallkoi që ndodhej aty, por ç’të bënte?! Zëri s’e ndihmoi dot, edukata jo e jo. U bllokua. Pastaj ka menduar, kaq e pat. Punë e madhe! E kam për herë të parë. Kisha emocione dhe aq. Herën tjetër do t’ia dal se s’bën. Njerëz të pafytyrë, shau nëpër dhëmbë e shkoi drejt karriges.

Nuk llogariti mavriu që në Shqipëri gjërat s’përfundojnë kaq kollaj. Përjashta e priste uragani Opinion. Më shkatërrimtari në këto anë. Ai që s’bën asnjë dallim, që godet e rrëmben ç’ti dalë përpara, shtëpi, katandi, monumente, kaseta, mbërthecka, brekë të grisme e palla që mastrubohen për qejfin e vet.

Fillimisht ai zbret më erën e lajmit, pastaj me shira ngërdheshjesh, breshërin e talljeve e derisa të përmbyt me mut. Nuk ka burrë t’i rezistojë, jo më Agroni, ky “djalkë” me syza e zërin e hollë.

-I rrofshin paratë, i tha një grua shoqes së vet, teksa pastronin rrugët e qytetit nga të pëgërat e ditës që u mbyll. Hi hi hi …

*Titulli redaksional. I autorit: ”Pa titull”

Pas

Pasi presin me Amin fëmijën e dytë, Ermali nxit dhe të tjerë VIP-a (BATUTA QË S’DUHEN HUMBUR)

Para

Sa kaloi 12-ta e quajti ”Zemra e mams”. Kush është aktori i njohur që feston sot ditëlindjen, por gjithnjë mbetet i vogli i saj

Para
Sa kaloi 12-ta e quajti ”Zemra e mams”. Kush është aktori i njohur që feston sot ditëlindjen, por gjithnjë mbetet i vogli i saj

Sa kaloi 12-ta e quajti ''Zemra e mams''. Kush është aktori i njohur që feston sot ditëlindjen, por gjithnjë mbetet i vogli i saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.