Në kufijtë e skandalit është ajo që ka ndodhur ditën e sotme në Vermosh. IKMT-ja me pretendimin se nuk është e legalizuar ka shembur shtëpinë e Prek Calit, udhëheqësit të kryengritjes antikomuniste të Kelmendit të vitit 1995.
IKMT-ja jo vetëm që nuk ka lënë rikonstruktimin e banesës së Prek Calit, por kanë vendosur ta rrafshojnë.
Reagimet e banorëve kanë qenë të shumta, por ndërhyrja e policisë ka bërë që eskavatori i IKMT-së të bëjë shembjen.
Banorët kanë thënë se veprimi i bërë sot i ka vrarë ata për së dyti, pas masakrës që bënë komunistët në 1945.
“Sot na vranë për së dyti”, janë shprehur ata për gazetarët. Shtëpia e Prek Calit ishte duke u rikonstruktuar si simbol i rezistencës antikomuniste, por sot e rrëzuan në tokë, pasardhësit e komunistëve.
Paratë për rikontruksionin e kësaj banese të njohur dhe një monumenti historik ishin mbledhur nga diaspora në SHBA dhe ishin sjellë që shtëpia të rikthehej në gjendje e saj normale.
72 vite më parë banorët e kësaj zone u ngritën kundër komunistërve. Lëvizja mori emrin si Kryengritja e Kelmendit. Banorët u ngritën me armë në dorë për të mos lejuar që në malet e Kelmendit të hynin forcat komuniste, të cilat kërkonin të shtypnin me dhunë rezistencën antikomuniste të kelmendasve.
Rezisitenca kelmendasve vijoi për më shumë se një muaj dhe në kujtesën e popullit njihet si Lufta e Kelmendit. Në këtë luftë mbrojtëse, Kelemendi u bë votra e shkëndisë dhe vazhdimësisë së Kryengritjes së parë Antikomuniste në Shqipëri dhe në të gjithë Europën.
Kjo i kushtoi shtrenjtë Kelmendit dhe Malësisë së Madhe. Mbi 80 pushkatime, njerëz të burgosur, qindra vite internimi dhe burgu, por ngjarje e kobshme ishte shtrembërimi dhe përçudnimi i historisë.
(E.K/SHUPLAKA)