Pas shkeljes së dënimit me arrest shtëpie, Martin Shkreli është rikthyer në burg. Shqiptari më i urryer në botë, i cili është CEO i Turing Pharmaceuticals mori pseudonimin “pharma bro” duke rritur çmimet e ilaçeve që mund t’u shpëtonin jetën të sëmurëve me HIV/Aids.
BBC bën me dije se Shkreli do të qëndrojë 4 muaj burg në qytetin e Bruklin. Mirëpo qelia ku do të qëndrojë ai është e njohur si burgu i “kollareve të bardha”.
Në këtë burg janë mbyllur mafiozë dhe të dyshuar për terrorizëm, të cilëve u mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve, një prej tyre edhe interneti.
“Deri në janar Shkreli do të jetë i burgosur në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin, një vend i njohur si streha e të ashtuquajturve “kollaret e bardha”, shkruan BBC.
Sipas të dhënave të BBC-së, në “burgun e kollareve të bardha” ndodhen afro 2000 të burgosur. (D.D/Shuplaka)