Në fillim të muajit gusht, një djalë 11-vjeçar, i shkroi një letër presidentit Donald Trump, që ta lejonte të kosiste barin në Shtëpinë e Bardhë.
Një muaj më vonë, Trump ia plotësoi dëshirën vogëlushit Frank Giacco. Ditën e sotme, djali ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, madje ka kositur edhe gjithë barin në lëndinë.
Presidenti Trump e ka vëzhguar gjatë gjithë kohës vogëlushin, ndërsa kryente punën.
Frank i kishte kërkuar Trump një pagesë prej $8, mirëpo në fund ishte penduar dhe e kishte hequr taksën. I pyetur nga gazetarët, Frank është përgjigjur duke thënë se babai i kishte thënë thjesht “bëje falas”. Pavarësisht se presidenti miliarder mund ta përballonte pa problem tarifën e tij.
“Do të doja t’i tregoja kombit se për çfarë janë gati të rinjtë si unë”, shkruante Frank në atë kohë. Me siguri ai e provoi këtë. Pasi edhe Trump u shpreh se të rinjtë si Frank janë e ardhmja e Kombit. (D.D/Shuplaka)