Mbrëmjen e djeshme janë luajtur ndeshjet e para të fazës së grupeve, të vlefshme për Champions League. Ndër ndeshjet e luajtura ishte dhe ajo ndërmjet ekipit serb të Cervena Zvezdës dhe Bate Borisov. Mirëpo ashtu siç ndosh shpesh në ndeshjet që luhen në Serbi, përveç lfutbollit rëndësi merr dhe sjellja negative e tifozëve.
Tifozëe e skuadrës serbe kanë provokuar me anë të një koreografie ku shkruhej në gjuhën serbe: “UEFA mafia, Kosova është Serbi”.
Gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as thirrjet për Kosovën, duke e konsideruar ende pjesë të tyren.
Komisionet e UEFE-s pritet të ndërmarrin një sërë masash ndëshkimore në lidhje me koreografinë e shpalosur dje në stadiumin e Cervena Zvezdës si dhe për koret fyese. (B.H/Shuplaka)\