Një krim i rëndë ka ndodhur në nje familje shqiptare në Itali. Një 49-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje me thikë ish-bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komunën Casale të Italisë, ku 49-vjeçari Kujtim Hasana ka qëlluar për vdekje me thikë ish-bashkëshorten e tij Elena Seprodi 48 vjeç, me origjinë rumune.
Policia italiane bën të ditur se ka gjetur të shtrirë në tokë 48-vjeçaren të mbuluar nga gjaku dhe pranë trupit të saj qëndronte shqiptari Kujtim Hasana, i cili nuk u përpoq të arratisej.
Shqiptari dhe ish-bashkëshortja grindeshin shpesh në të kaluarën për çështje tradhtie dhe parash. Ndërkohë që ishin fqinjët ata që njoftuan policinë për krimin e rëndë pasi dëgjuan britmat e gruas.
(S.SH/Shuplaka)