Lojtari i Bajernit, Kingsli Komanin, është kthyer në Francë nga Gjermania këtë javë për t’u përballur me vendimin e gjykatës për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish-së dashurës, Sefora Guanan.
Sipas urdhrit të gjykatës së Parisit, ai është gjobitur me shumën prej 5000 eurosh ndaj ish-së dashurës së tij. Sipas mediave gjermane, Koman, i cili me Sefora Guanan kanë dy vajza së bashku, e ka pranuar këtë gjobë pa kundërshtime.
Lojtari i Bajernit kishte dhunuar bashkëshorten e tij për shkak se ajo i kishte vjedhur fjalëkalimin profilit të tij në Instagram.
Në qershor mediat gjermane dhe ato franceze shkruanin se ai edhe mund të arrestohej për këtë. Por me sa duket lojtari ia ka hedhur me pak pasoja. (B.H/Shuplaka)