Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, ka folur edhe për veprën e tij të fundit që po shkruan.
Gjatë bisedës ai zbuloi dhe fabulën e librit të fundit që po shkuan dhe që ka të bëjë me një bisedë telefonike mes Stalinit dhe Pasternakut.
“Unë jam duke mbaruar një libër që më është zgjatur nëpër duar. Një ese, për një episod, që për ne shkrimtarët kushtoi shtrenjtë, për lexuesit mund të jetë kurioze. Një bisedë telefonike që ka bërë Pasternaku dhe Stalini”, tha Kadare.
(B.H/Shuplaka)