Liberalizmi i i vizave ndërlidhet direkt me Demarkacionin me Malin e Zi.
Në një intervistë për ‘RTK-në”, Thaçi tha se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit.
“Marrëveshja e arritur e vitit 2015 është e njohur edhe për opinionin publik kosovarë edhe për atë ndërkombëtarë. Opinionet qëndrimet janë të njohura për të gjithë. Dhe është i qartë edhe opinioni i NATO’s dhe partnerëve ndërkombëtar. Partitë politike janë të përfaqësuara në Kuvend dhe vendimin e Kuvendit unë si President i vendit do ta respektoj”, tha ai.
Ndërkohë Presidenti Thaçi nuk ka komentar vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.
“Unë nuk merrem me individë, nuk merrem as me Komisione me rëndësi është që procesi të lëvizë përpara të përmbyllet ky proces sa më shpejt’, tha Thaçi.
(S.SH/Shuplaka)