Episodii i fundit i trilogjisë “50 hijet e Greit” pritet të dalë në kinema në datën 8 shkurt. Ndryshe nga dy filmat e parë në këtë të tretë martohen dy personazhet kryesorë, të cilët kurorëzojnë historinë e tyre, të nisur krejtësisht si një aventurë.
Aktorja protagoniste Dakota Xhonson shpjegon momentet e sikletshme gjatë xhirimeve të skenave erotike.
27-vjeçarja e cila interpreton rolin e Anastasia Still, rrëfen se përpara skenave të nxehta të filmit, bën stërvitje, konsumon gjithmonë pak Uiski dhe karamele për të qenë më sensitive në rolin e saj. (J.V/Shuplaka)