Vetëmm një ditë më parë një biznesmen i njohur në Sarandë kundërshtoi me armë forcat e policisë dhe u largua, por u arrestua brenda pak minutash. I arrestuari është Timo Babi, 50 vjeç, banues në Sarandë.
“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 15.09.2017, ky shtetas pranë hotelit në pronësi të tij në lagjen ”Nr.1” kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, në mënyrë të paligjshme dhe se ky shtetas po kundërshtonte policinë bashkiake e cila kishte shkuar për të verifikuar rastin”- njofton policia.
Sipas saj, plicia Bashkiake ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit. “Kur efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë janë afruar për të verifikuar telefonatën dhe për të marrë kontakt me shtetasin e lartpërmendur, ai është larguar duke qëlluar me armë zjarri”- thekson policia.
Nga reagimi në kohë i policisë është kapur e ndaluar, ku gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij i është gjendur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 13 gramë. Ndërsa armën e zjarrit e kishte fshehur ku po punohet për gjetien e saj.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale ”Pushtimi i tokës”,
”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 200, 236, 274, 278 si dhe 283 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)