Lajmi i ndarjes së tyre prej ditësh zinte faqet e para të shtypit rozë, e ndikuar kjo edhe për faktin se ata të dy kërkonin që të ishin protagonist.
Po mesa duket pavarësisht të gjithave çifti apo ish-çifti se ende është e paqartë sesi ti quajmë, janë pajtuar. Ka qenë ditëlindja e Fiorentinës ajo që i ka bërë të jenë bashkë. Nuk kanë munguar as dedikimet në rrjetet sociale për njëri-tjetrin, dhe kulmorja një puthje në buzë.
Të dy kanë publikuar në Instagram të njejtën foto, me të njejtin mbishkrim, ku shkruajnë “Ndodhi ça ndodhi. U thanë shum fjalë, por ja që ka njerëz që ruajnë respektin për njëri-tjetrin. U bëfsha dhe 100 vjeç. haha flm që je prezent në jetën time”.
Ndërkaq në fund të këngës së ditëlindjes Olsi dhe Fiorentina janë puthur në buzë. Të jetë ky një rikthim, apo e gjitha kjo të ketë qenë një lojë për vëmendje. Na mbetet të presim dhe të shohim…(E.K/SHUPLAKA)