Një ditë pas ceremonisë përkujtuese të Konferencës së Pezës dhe shfaqjes atje të portrerit teë diktatorit Enver Hoxha ka reaguar vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Megi Topalli shkruar se “gjaku nuk behet uje” ka nderuar kujtimin e kryetarit të Konferencës, Ndoc Coba, ish ministër i qeverise se Ismail Qemalit, kusheri i nënës së saj, i cili më pas vdiq i torturuar.
REAGIMI I PLOTË:
“Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij”.
Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes.Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret.Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.
Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre.Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite.Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes,ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist.Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.Por gjaku nuk behet uje.Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste.Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise.Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij.Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba.Nderim per Ndoc Coben,nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet
(S.SH/Shuplaka)