Dy turiste amerikane janë sulmuar ditën e sotme nga një person i panjohur, i cili u ka hedhur acid në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur jashtë stacionit të trenit në Marsejë, në Francë.Vajzat e moshës 20 dhe 21 vjeç po udhëtonin së bashku me dy persona të tjerë midis Marsejës dhe Parisit kur u sulmuan me acid klorhidrik, që u ka shkaktuar djegje të rënda në fytyrë.
Sipas mediave vendase dy turistet u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjeksore ndërsa një 41-vjeçar është arrestuar nga policia.
Ndërkohë ky sulm nuk është i lidhur me terrorizmin.
(S.SH/Shuplaka)