Nuk janë të pakta aksidentet automobilistike që ndodhin në vendin tonë, shpesh edhe për shkak të problemeve me sinjalistikën apo edhe tabelave të tjera që ndodhen në anët e rrugëve tona kombëtare.
Ministria e Energjisë dhe i Infrastrukturës do të nisë një aksion që do të fillojë për pastrimin e nyjeve dhe akseve kryesore kombëtare nga elementë që nuk kanë të bëjnë me sinjalistikën rrugore por shpesh bëhen edhe burim aksidentesh.
Damian Gjukinuri ditën e sotme në orën 10:00 do të bëjë një deklaratë publike në lidhje me çështje ku dot ë japë edhe masat drastike që do të ndërrmarë kjo ministri në lidhje me rrugët. (J.V/Shuplaka)