Çiljeta Xhilaga ishte e ftuara e parë e “Wake Up” për këtë sezon të ri. Në intervistën e saj me Enon, Islin dhe Orin ajo ka treguar edhe shumë detaje të reja për jetën.
Por u tregua shumë hermetike në lidhje me marrëdhënien e shumëpërfolur me Alban Hoxhën.
Çiljeta u përgjigj në lidhje me këtë temë: “Nukk ka vend as për po, e as për jo. Ne kemi vendosur të jemi hermetikë, sepse dashuria është diçka shumë e shtrenjtë dhe kemi dashur ta ruajmë për vete, për të ruajtuar kështu edhe familjet tona, fëmijët tanë. Nuk na pëlqen të jemi një çift tipik showbiz-i”.
Çiljeta Xhilaga numëron 15 vite në skenë dhe disa hite shumë të pëlqyera. Ajo ka edhe një djalë që quhet Fernando. (J.V/Shuplaka)