Pas një operacioni policor, plot 27 shqiptarë kanë përfunduar prapa hekurave. Pas një operacioni masiv, policia greke ka shkatërruar një bandë të rrezikshme në Athinë.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar jo vetëm 27 shqiptarët por edhe 1 bullgar dhe 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit.
Mësohet se banda ishte drejtuar nga shqiptarët që u arrestuan. Kjo bandë akuzohet se për një periudhë kohore prej 10 vitesh, ka kryer një nsërë grabitjesh në stacione autobusësh, metro dhe në aeroporte të shtetasve të ndryshëm që udhëtonin me to. persona të tjerë, kryesisht shqiptarë.
Zonat ku mendohet se shqiptarët kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale janë, “Omonia”, “Evangelizmos”, “Megaro Musikis”, “Panormou”, “Sintagma”, “Metaksurgio” dhe “Kalithea” dhe në aeroportin “Eleftheros Venizelos”. (D.D/Shuplaka)