Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagon lidhur me diskutimet e propozimet PS-PD për reformën zgjedhore. I qartë, Vasili theksoi se u ka ardhur fundi tangove PS-PD.
”Do kemi kriminelët rrugës do kemi një shtet që do përzihet dhe bëhet palë me kriminelët. Besoj se koha e tangove PS-PD për reformën zgjedhore u ka ardhur fundi. Nuk mund të ndërtohen politika të shëndosha mbi institucione të ngritura nga vota e degraduar, e manipuluar dhe grabitur. Të shohim se çfarë do sjellë kjo reformë. Jemi të interesuar të punohet, të merren ekspertizat më të mira ndërkombëtare.”, u shpreh Vasili duke treguar gatishmërinë e LSI-së për t’u bërë pjesë e reformës e duke shtuar ”Sa më parë të fillojë reforma! Do të jemi pjesë e planit.”
”Është një draft që është depozituar, sigurisht ndaj këtyre nuk kemi hequr dorë. Të shikojmë se çfarë do të propozojnë partitë e tjera.”, tha më tej Vasili.
Sipas tij tani është momenti i provës së të vërtetës: e kanë seriozisht kryetarët e PS-së dhe PD-së apo do të prodhojnë ndonjë antireformë, siç e përcakton Vasili atë të marrëveshjes së 17 majit mes Ramës dhe Bashës.
”Kemi deklarata nga partitë, problemi këtu është prova e së vërtetës, e kanë seriozisht reformën, apo natën e fundit do ndodhë ndonjë antireformë?! Ju jeni dëshmitarë që reforma e 17 majit e shkeli Kodin Zgjedhor!”, përfundoi Vasili.
Më herët Basha tha se Rama duhet të plotësojë 3 kushte për këtë reformë duke shpjeguar: “ Ne jemi të gatshëm për çdo model, që do të ofrojë këto 3 kushte:
1-Votimin elektronik dhe numërimin elektronik.
2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces.
3-T’u japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe në organet e tjera.”
(V.G/SHUPLAKA)