Së fundmi Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se nëse do të ishte e nevojshme ajo do të takohej me homologun e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo deklaratë e Brnabiç erdhi pas akuzave të shumta në Serbi, se ajo nuk do të pranonte të takohej me një person “të akuzuar për krime lufte”.
“Nëse është e nevojshme, jam e gatshme të takohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj”, deklaroi Brnabiç.
Kryeministrja serbe në radiotelevizonin e Vojvodinës foli edhe për Kosovën duke theksuar se qeveria serbe do ta ndihmojë këtë dialog duke krijuar grupe punuese, me të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë. “
Unë si kryeministre nuk do të them se do ta bëj këtë gjë apo atë. Do t’i dëgjoj të gjitha palët, pozitën opozitën, kishën, organizatat e ndryshme”, tha Brnabiç. (J.V/Shuplaka)