Me urgjencë fadromat e IKMT-së kanë nisur punën mëngjesin e sotëm për pishjen e banesave në zonën e Shkozës. 153 shtëpi pritet të shemben edhe pse nga deputetja e zonës Elona Gjebrea iu kishte premtuar krejt të kundërtën.
Policë të armatosur deri në grykë, ndërsa një pjesë e familjarëve janë ngujuar në banesat e tyre. Shumë shprehen të frikësuar, ndërsa qeveria bën lëvizjen e rradhës.
Për situatën në fjalë ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u bën thirrje të gjitha mediave që të mos bllokojnë lajmet dhe të qëndrojnë në anën e viktimave.
STATUSI I BERISHËS:
Stop terrorit shteteror ne Shkoze!
Shtetrrethim ne Shkoze. Qindra police e bandite me uniforme kane rrethuar Shkozen dhe banoret e saj, qe po mbrojne shtepite e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shteterore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave.
U bej thirrje mediave te mos bllokojne lajmet por te qendrojne ne anen e viktimave! sb
(E.K/SHUPLAKA)