Presidenti i Shteteve të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalimit të mbajtur në në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndër shumë çështjet me rëndësi që ka cekur, ka folur edhe për rrezikun që vjen nga Koreja e Veriut.
Trump ka qenë më i ashpër se kurrë më parë duke paralajmëruar vendin komunist për shkatërrim total nëse nuk i lë zgjidhje tjetër.
Ai thotë se shtetet anëtare duhet të punojnë së bashku për t’u ballafaquar me “regjimet mashtruese”.
“Nëse shumë njerëz të drejtë nuk përballojnë pak të këqijtë, atëherë e keqja do të triumfojë”, thotë ai
Trump përmend Korenë e Veriut, duke folur për vdekjen e studentit amerikan Otto Ëarmbier pasi u arrestua nga qeveria e Koresë së Veriut.
Ai thotë se “e gjithë bota” është e kërcënuar nga Koreja e Veriut.
“Nëse SHBA-ja detyrohet të mbrojë veten ose aleatët e saj, nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të shkatërrojmë tërësisht Korenë e Veriut”, thotë Trump.
“Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës për të dhe regjimin e tij”, thotë Trump, duke iu referuar Kim Jong-Un. Ai vazhdon të thotë se shpreson që nuk do duhet të shkatërrohet Koreja e Veriut. (B.H/Shuplaka)