Duke folur për çështjen e Ballist Morinës në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka debatuar ashpër me me gazetarin Artan Hoxha.
Mes tyre ka patur momente tensioni, kur Shakohoxha kritikoi ashpër prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës, ndërsa nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se prokuroria ka thjesht procedura të njëjta dhe nuk ka bërë përjashtim për rastin e Ballistit.
Kjo mjaftoi që Shakohoxha të shpërthente dhe të shprehej me tone të larta. “A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo? Ti mendon se unë kam mik presidentin e Federatës? A ke logjikë apo jo, si flet kështu? Unë kam shok presidentin e federatës sipas teje. A je në rregull nga trutë e kokës apo jo. Si u futkam unë pa asnjë kontroll”, tha Shakohoxha.
Ndërsa Hoxha ka dhënë përgjigjen e tij, duke e shpjeguar atë që tha. “ Ballisti e kishte minimumi 7 vjet burg me akuzat e ngritura ndaj tij, por pati lëshime. Nuk është se nuk ka funksionuar vetëm për Ballistin ligji. Edhe mua më mbajti prokuroria telefonin për një vit”. (B.H/Shuplaka)