Deri më tani raportohen 149 viktima nga tërmeti magnitudë 7.1 ballë, që goditi dje Meksikën. Lëkundjet ishin aq të forta sa përveç rrëzimit të shumë ndërtesave, pati edhe shpërthime të fuqishme gazi, duke lënë të vdekur dhe plagosur shumë qytetarë.
Sipas “Daily Mail” tërmeti e kishte epiqendrën e tij në afërsi të qytetit Puebla të Rabosos, rreth 76 milje në juglindje të Mexico City, në një thellësi prej 32 miljesh.
Imazhet e tmerrshme që vijnë nga kryeqyteti i Meksikës tregojnë rrënojat që kanë zënë rrugët, ndërsa qindra njerëz ecin të tmerruar në rrugë. Po kështu raportohen edhe 30 të zhdukur dhe mijëra të tjerë të plagosur. (J.V/Shuplaka)